Shqiptari ekzekuton me thikë një polak në Vjenë

Një vrasje me thikë ka ndodhur në Vjenë rreth mesnatës së kësaj të premteje dhe raportohet se autori dyshohet se është një shqiptar.

Vrasësi, identiteti i të cilit nuk behet i ditur, ka ekzekutuar një polak dhe ka plagosur një tjetër pas një sherri në një lokal nate, në lagjen 10 të kryeqyteti austriak.

Sipas policisë austriake, viktima është 34­vjeçar nga Polonia, ndërsa i plagosuri është 37-vjeç, po nga Polonia.

Ai është plagosur rëndë, megjithatë raportohet se është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spital.

Viktima është goditur disa herë me thikë në pjesën e sipërme të trupit, tha efektivi i policisë Patrick Maierhofer, dhe humbi jetën në autoambulancë, 30 minuta më pas. Në murin e lokalit ka ende shenja gjaku, ndërsa pronarët nuk ka pranuar të komentonin ngjarjen për mediat.

Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e të dyshuarit, i cili u largua me shpejtësi pas ngjarjes. Siç raportojnë mediat lokale, autori dyshohet se është shqiptar, megjithatë policia ende nuk e ka konfirmuar këtë. Gjithashtu, nuk ka dhënë informacione për moshën e autorit. Megjithatë, raportohet se policia ka fakte që provojnë se kush është autori.

Shkaku i ngjarjes mbetet ende për tu sqaruar nga hetimet. Një dëshmitar tha se, autori, viktima dhe personi i plagosur njehshin me njeri-tjetrin.

/Syri.net/