Shqiptarët, të dytët në botë për braktisjen e vendit (Video)

Sot bota numëron 244 milionë emigrant. Një studim i fundit i kryer nga “Peë Research Center” me të dhënat e vitit 2015 tregon se sot, 9 vende kanë humbur më shumë se 1/5 e popullsisë së tyre. Një e treta e atyre që kanë lindur në Bosnje – Hercegovinë jetojnë tani jashtë vendit. Ndërkohë që 28 % e shqiptarve e kanë braktisur gjithashtu vendin. Shqipëria zë kështu vendin e dytë në botë, me më shumë se 1.1 milionë shiptarë që jetojnë jashtë.

Në Armeni ¼ e popullsisë jeton jashtë territorit, sipas të dhënave të vitit 2015. Në listë janë Kazakistani, Trinidad Tobako, Maqedonia e Portugalia.

Në disa raste arsyeja e emigrimit janë konfliktet e armatosur dhe rreziku i jetës. Shumica e bosnjakëve u larguan gjatë luftës. 30 % e 1.65 milionë banorëve, e braktisën vendin.

Në Siri, 22 % e popullsisë e ka lënë vendin që nga shpërthimi i luftës civile.

Vendet e tjera janë braktisur për të gjetur mundësi më të mira ekonomike. Këtu bën pjesë edhe Shqipëria ku varfëria është në nivelin 46 %.

Sipas raportit, emigracioni ka efekte demografike thelbësore tek kombet. Për shembull, nga Shqipëria janë larguar shumë të rinj. Ndërsa nga Trinidad Tobako më shumë grupe të arsimuarish.

Largimi i të rinjve ndikon në mplakjen e popullsisë dhe lënë boshllëqe të rëndësishme në aftësitë e vendeve të origjinës së emigracionit. /Lapsi.al

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT