Shqiptarët përfaqsojnë Austrinë në Kampionatin Botëror të futbollit të vogël në Dubai (Foto)

Shqiptarët përfaqsojn Austrinë ne Kampionatin Botëror te futbollit të vogël ne Dubai, ndër ta ishte edhe i riu nga Drenasi Dardan Zariqi .

Për herë të dytë këtë vit ekipi i xhamisë shqiptare “El Buhari” në Vjenë të Austrisë i cili përbëhët nga ish futbollist të superligës së Kosovës, ishte i pakonkurrencë në mesin e 250 ekipeve që garuan në këtë turne i cili u mbajt nën patronatin e Federates së futbollit të Austrisë.

Të përkujtojmë që kohë më parë i njejti ekip kishte triumfuar në një turne të ngjashëm duke fituar si shpërblim një udhëtim në Spanjë ku vizituan disa nga klubet më të njohura të La Ligës dhe duke u njoftuar përseafermi me kushtet dhe punën që bëjnë këto ekipe të njohura botërore.

Kësaj radhe këta djelmosha të talentuar të cilët janë emra të njohur për dashamirët e futbollit kosovar, do të marrin pjesë në kampionatin botëror të futbollit të vogël në Dubai që do të mbahet prej 22-26 prill, ku për kundershtarë do të kënë përfaqësuese të njohura me nam botëror si: Brazili, Spanja, Italia, Meksika etj.

Edhe pse djelmoshat janë të angazhuar nëpër klube të ndryshme në ligat e Austrisë janë shumë mirë të komponuar dhe shquhen për disciplinë dhe teknikë te lartë e cila rezultoi në vitin e fundit me fitoren e shumë turneve në Austri madje disa prej të cilëve me karekter ndërkombëtarë. Ekipi i Xhamis Elbuhari përbëhet prej këtyre futbollistëve: Ylber Përvetica, Besnik Shehu, Taulant Zeneli, Aban Feta, Arlind Zylfallari, Arlind Krivaqa, Florim Gashi, Dardan Zariqi (Drenas), Imer Hamiti dhe Besnik Gashi.

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT