Nuk është qëndrim i Qeverisë së Maqedonisë se kosovarët kanë kryer aktin në Gushincë të Likovës, por i ndonjë zyrtari individual. Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të Maqedonisë, Ali Ahmeti, pas një takimi që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ky i fundit tha se institucionet e Kosovës mbështesin fuqishëm Marrëveshjen e Ohrit, e cila është arritur me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.
Thaçi dhe Ahmeti theksuan njëzëri se interesi i Kosovës dhe i shqiptarëve në Maqedoni është paqja dhe se incidentet e fundit nuk i ndihmojnë as Kosovës e as Maqedonisë.
- Advertisement -