Shqiptarët në Maqedoni: Ali Ahmetin e Menduh Thaçin e japim, por lirinë se japim

Në Shkup ka filluar marshi protestues gjithëshqiptar në organizim të Lëvizjes “BESA”, me moton “Protestoj shqip”.

Në këtë protestë do të kërkohet dorëheqja e qeverisjes aktuale dhe zbardhja e të gjitha të vërtetave për padrejtësitë ndaj shqiptarëve dhe kërkesa për një marrëveshje të re në Maqedoni.

Protestuesit në lagjen Çair kanë filluar protestën duke brohoritur parullat “Ali Ahmetin e japim, lirinë s’e japim”, “Menduh Thaçin e japim, lirinë s’e japim”.

Sipas këshillit organizativ, protesta që nis nga Parku i Çairit dhe do të përfundojë para urës “Golce Dellçev” që gjendet afër Qeverisë së Maqedonisë

- Advertisement -

MË TË FUNDIT