Mësohen identitetet e 13 shqiptarëve të arrestuar në Gjermani të cilëve iu kapën 1,8 ton kokainë me vlerë tregu mbi 400 milion euro.
Zyra e investigimeve kriminale në landin e Bavarisë dy ditë më parë dha detaje të reja për një sasi rekord kokaine kapur në Hamburg gjatë dy operacioneve. Në këtë operacion ishin përfshirë 500 forca policore, përcjell indeksonline
“Është një prej sukseseve më spektakolare në luftën me mafian e narkotikëve në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm JoachimHerrmann. Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”.
“Kutitë e bananeve përgatiteshin në Amerikën e Jugut dhe nën to fshiheshin pako të shumta kokaine. Më pas kutitë transportoheshin me anije për në Evropë dhe Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturave mbivendosje të shtresëzuara”, tha drejtori i Investigimit Kriminal JörgBeyser, shkruan Shqiptarja,com.
Shqiptarët e arrestuar
- Orneo Margjeka
- Emiljan Hysenaj
- Dashamir Ndoj
- Dario Lame
- Ervin Llusha
- Izmir Lami
- Dolan Kocani
- Agim Zeka
- Marjan Tola
- Mevlan Beca
- Granit Bajrami
- Artan Mehmeti
- Blerim Cakraj
Të tjerë
- Alberto Kochsiek
- Anel Begovic
- Kofi Oteng