Shqiptarët e Bafras në Turqi komunitet me shumë vlera

Shkruan: Driton Kelmendi -Turqi
Shqiptarët në Turqi janë një komunitet me shumë vlera. Shqiptarët jetojnë në disa zona të Turqisë, në Stamboll, Bursa, Adapazar, Izmir, Adana, Ankara, Bafra, Aydin, etj. Tani janë shumë mirë të integruar dhe me gjendje ekonomike shumë të mirë dhe nivel arsimor mesatar. Në këtë javë isha në vizitë familjare në Bafra në fshatin Koshu Koy tek familja Gunduz (familja Mevlud Gunduz-Krivaq nga Kamenica të shpërngulur në vitin 1935 në Turqi), kalova shumë bukur atje. Qyteza e Bafras shtrihet në zonën e Samsunit-Detit të Zi, ka dikun rreth 140 mijë banor dhe mbi 22 fashatra janë me popullësi shqiptare e që mbi 50 deri 60 përqind e ketyre fshatrave janë shqiptar. Prej 140 mijë banorëve të Bafras 20 deri 25 mijë banorë janë shqiptar, aty janë shumë familje si Krivaqa, Dragusha, Kelmendi, Reqica, Retkoceri, etj. Ka edhe shumë familje të tjera shqiptare të cilat jetojnë aty nga viti 1912. Nga viti 1912 dhe deri pas vitit 1923 shqiptarët në rajonin e Bafras kanë pasur edhe qetën e tyre për siguri nën komandën e Hamit Retkocerit. Shqiptarët e Bafras janë me ekonomi mestare, këte e kuptova gjatë bisedave me Nuri Soylu (Reqica) si dhe me anëtarët e familjes Krivaqa. Asnjë familje shqiptare nuk është e varfër që ka nevojë ta ndihmojnë, pra nga aspekti ekonomik janë shumë mirë dhe kanë toka-ara shumë pjellore. Keto fusha përdoren për përdorim të 2 apo 3 kulturave bujqësore dhe perimeve brenda vitit. Gjenerata mbi moshën 50 vjeçare të gjithë dijnë gjuhën shqipe edhe pse kanë lindur në Bafra. Fëmijët të cilët jetojnë me gjyshërit e tyre e dijnë dhe flasin shumë mirë gjuhën shqipe, nga ky numër I shqiptarëve, të rinjët dikund 10 % dijnë gjuhën shqipe, ajo që është më e nevojshme është që të hapen kurse të gjuhës shqipe në fund javë dhe të rinjët të shkojnë aty për ta mësuar gjuhën shqipe për të lexuar dhe shkruar. Këtë komunitet e kanë vizituar edhe televizionet si RTK, TV21, kishte qenë edhe ish ministi Ibrahim Makolli, pritet ta vizitoj edhe ambasadori I Kosovës në Ankara Avni Spahiu. Aty takova edhe Metin Gunduz, I cili duke komunikur me të afërmit e tij në Kosovë ka mesuar vet ta lexoj dhe shkruaj gjuhën shqipe. Është mëse e nevojshme që të gjindet ndonjë mundësi të hapet kursi për gjuhën shqipe. Të hapet shkolla në gjuhen shqipe është shumë vështirë, por kurse ka mundësi të hapen dhe të mësohet gjuha shqipe të lexohet dhe të shkruhet. Gjatë bisedave ata rrëfejnë shumë ngjarje dhe vështërsi që kan pasur por, të gjitha i kan kaluar me punë shumë të madhe. Shqiptarët në përgjithësi në Turqi njifen për besnikëri dhe ashpërsi. Shqiptarët e Bafras janë shumë besnik po edhe të ashpër, nuk durojnë padrejtësinë po as nuk bëjnë padrëjtësi, janë fqinjë të mirë dhe të rrespektuar, janë të integruar në të gjitha sferat e jetës, tani kryetar I Bafras është shqiptari Zeyni Shahin (Retkocer nga Ferizaji), ata me lot e shprehin mallin për Memleqetin-Vendlindjen, pra Kosovën. Gjatë bisedave ata tregojnë se janë shumë të interesuar ta vizitojnë Kosovën. Mendoj se Ministria e Diasporës duhet ta gjejë një model se si ta bejë organizimin së bashku me shoqatat shqiptare në Turqi që të ju mundësohet vizita në Kosovë. Ata janë të gatshëm të kontribuojn financiarisht, vetëm të shkojnë në Kosovë. Kishte nga ata që kishin qenë në Kosovë, por shumë prej tyre s’kan lidhje me të afërmit dhe shprehnin një rezervë që, a ka kush I prêt dhe si është puna kështu që nuk ka nevojë të shkojnë askund privatisht po në mënyrë të organizuar ta vizitojnë Kosovën. Shqiptarët në Bafra kishin ruajtur shumë mirë traditat shqiptare, jo vetëm në Bafra po në të gjitha vendet ku ka shqiptar në Turqi. Ka nevojë të shkojnë ekipe nga historianët, etnologët, gjuhëtarët, etj, që të shohin dhe shënojnë si i kanë ruajtur traditat e vjetra shqiptarët në një vend të huaj dhe me periudhë shumë të gjatë mbi 100 vjet. Ata ishin të gatshëm ti presin dhe tu ofrojnë krejt sherbimet e nevojëshme ekipeve që vijnë nga Kosova për ti vizituar shqiptarët në Bafra. Sa une isha në vizitë 3 ditore, në mbrëmje u grumbulloshin aty ku ishim mysafir, të gjithë lagjja për të na takuar, mbi 20 vetë ishim në një dhomë, në kohën që u kthyem në mbrëmje për në Konya, ishin te autobusi mbi 12 vetë për të na përcjellur. Mikpritje të jashtëzakonshme nga familja Gunduz-Krivaqa të cilëve ju falenderohem shumë. Duhet që të shkojn ekipe studjusish, gazetar, televizione për të vizituar dhe mbajtë shenime dhe incizime se si kanë jetuar dhe si e kanë ruajtur gjuhën dhe traditat e vjetra shqiptare, akoma kishte njerëz në moshë mbi 85 vjeçar dhe me memorje të mirë. Nga ata mund të mirren shumë kujtime të mira.
(Autori Driton I. Kelmendi, është Student në doktoraturë/Histori Universiteti Selçuk në Konya/Turqi)
- Advertisement -

MË TË FUNDIT