Shqiponjat mposhtin gjelat (video)

 

Shqipëria e ka mposhtur Francën në ndeshjen miqësore në “Elbasan Arena” me rezultat minimal 1-0.

Franca gjatë gjithë takimit diktonte tempo, por Shqipëria ishte më e vëmendshme në të gjitha repartet.

Pak minuta para fundit të pjesës së parë, Ergys Kaçe shënoi një supergol nga goditja e lirë, duke lënë të pafuqishëm portierin kundërshtar.

Deri në fund të takimit dyja skuadrat patën raste shënimi, por Berisha e mbajti të paprekur portën e tij./Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT