Shqiponjat e Zeza i reagojnë drejtorit të Flamurtarit: A nuk të mjaftuan ekipet shqiptare, i ftove serbët në muajin e Epopesë

Tifozët e Drenicës, Shqiponjat e Zeza kanë reaguar ndaj drejtorit të Flamurtarit, Arbnor Morina rreth spekulimeve që mund ta ftoj Partizanin e Beogradit për të luajtur në Kosovë.

Drenicakët i kanë thënë Morinës se kjo ftes ka ardhur bash në kohën kur zhvillohet edhe Epopeja e UÇK-së.

Ky është reagimi i tyre:

Reagim

Tash e tri ditë kanë kaluar në muajin Mars, muajin e lavdisë së Kosovës(Epopesë së UÇK-së), muajin ku fillimi i tij na shpie çdo here tek familja JASHARI, e cila nuk kurseu as fëmijët e tyre për t’i mbrojtur ngjyrat e flamurit, për t’i dal zot pragut të derës e për ta nderuar Kosovën e Shqipërinë.
Pikërisht në këtë muaj drejtori i KF Flamurtarit, fton në turne ekipin e atyre që fare nuk iu dridh çerpiku për të vrarë e masakruar qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës, atyre që dhunuan e maltretuan qindra gra e motra tona, atyre që djegen e shkatrruan mijëra e mijëra shtëpi e xhamia, atyre që nuk ta njohën kurrë shtetin tënd e identitetin SHQIPËTARË, atyre që çdo ditë e më forte punojnë kundër shtetit tonë në të gjitha mundësitë dhe menyrat që iu ofrohen.
I nderuari drejtor i Flamurtarit, vetëm disa pyetje për ty: a nuk të mjaftuan ekipet kosovare e ekipet e Shqipërisë, ekipet shqiptare të Maqedonisë së Veriut, për këtë turne?, a mendoni që duke shkelur mbi gjakun e nderin e Kosovës e duke ftuar këso lloj ekipe Kosovës iu hapen dyert e sukseseve? Z.drejtor, a mendove që ne nuk do reagojmë në këtë çështje dhe do rrijmë duarkryq duke parë se si sërbet ecin lirshëm sikur të mos të egzistonte asnjëherë e kaluara, si te mos kishte ndodhur asgjë në të kaluarën?
Nëse keni menduar si në pytjen e fundit, atëherë është një gabim i madh nga ana juaj, sepse gjaku ynë nuk kthehet në ujë! Ne nuk lejojmë racën e tyre të marrin pjesë në çfardolloj organizimi, e sidomos në manifestimin për legjenden e futbollit tone Fadil Vokrri.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT