Tifozëria e klubit futbollisitik Drenica nga Skenderaj, “Shqiponjat e Zeza” po bëjnë përgatitje të mëdha për sfidën e nesërme që do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj ndërmjet KFDrenicës dhe Besa. Kjo ndeshje do të zhvillohet sot në ora 13:00
Përveç përgatitjeve për ndeshjen e sotme ndërmjet Drenicës dhe Besës, ku “Shqiponjat e zeza” ftojnë të gjithë tifozët e Kf Drenicës që nesër të vijnë dhe të përkrahin klubin e tyre të zemrës KF Drenicën në mënyrë që ti motivojnë maksimalisht lojtarët e klubit të tyre. Gjithashtu kohëve të fundit “Shqiponjat e Zeza” janë bërë lojtari shtesë i KF Drenicës pikërisht me përkrahjen e zjarrtë dhe organizimet e mira që po i bëjnë në përkrahje masive të klubit të tyre të zemrës KF Drenicës./drenicapress/