“Shqiponjat e Zeza”: “Derbi i Drenicës” të luhet në Drenicë

 

Vendimin e klubit të Ferronikelit që ndeshjet e radhës ky klub t’i luaj në Prizren si vendas, nuk e kanë pritur mirë tifozët e KF Drenicës.
Sipas “Shqiponjat të Zeza” nuk i ka hije “Derbi i Drenicës” të luhet jashtë Drenicës, dhe se nuk ju pëlqen justifikimi i KF Ferroniklelit që stadium “Bajram Aliu” nuk i plotëson kushtet për lojë.
Ja reagimi i kryesisë së “Shqiponjave të Zeza”:
Ne si kryesi e “Shqiponjat e Zeza” jemi shum te pakenaqur me vendimin e marr nga Kf Feronikeli, per ndeshjen e gjiros 23 qe ndeshja te mos luhet ne Skenderaj me arsyesen se kinse fusha nuk i plotson kushtet per loj .
Gjithashtu ju bejme me dije si Kf Feronekelit si Kf Drenices qe DERBI “Drenicak” nuk i ka hije qe te luhet ne nje qytet tjeter, duke marr parysysh edhe kushtet qe ne i kemi, por te jete sa me afer qdo futbolldashesi ! Vetem nje gje tjua perkujtojn nese kjo ndeshje luhet diku tjeter le ta harrojn stadionin “Bajram Aliu” sepse do te jete FERR per qdo Loj te Kf KF Ferronikeli-t.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT