Shqipja tashmë do të mësohet edhe në Ankara

Pas kurseve të gjuhës shqipe në Stamboll dhe Izmir, më 22 prill fillon kursi i gjuhës shqipe edhe në Ankara.
Këto kurse do të zhvillohen në mjediset e Qendrës Kulturore Shqiptare “Sami Frashëri” dhe tanimë janë shpërndarë formularët e regjistrimit për të mësuar gjuhën shqipe.
Kjo është një sipërmarrje e studentëve shqiptarë në Ankara dhe veçanërisht e Unionit Studentor Shqiptar në Turqi (Ankara) në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme që ky union po zhvillon me studentët e shqiptarë nga të gjitha trevat që studiojnë në Universitetet shtetërore ose private në Ankara.
Ky kurs gjuhe, krahas mësimit të gjuhës mëmë, pritet të kontribuojë edhe në njohjen e shqiptarëve me njëri tjetrin, në përforcimin e kulturës dhe traditës si dhe përfshirjen e tyre në aktivitetet e ndryshme që organizohen si nga Unioni Studentor Shqiptar në Turqi, Ankara ashtu edhe nga Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës.
“Përpjekjet për të mbajtur gjithmonë të bashkuar shqiptarët që kanë lindur në Turqi, nuk kanë ndalur asnjëherë.
Ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, në bashkëpunim me shoqata dhe unione të ndryshme punon vazhdimisht për të mbajtur gjithmonë të lidhur me njëri tjetrin popullin shqiptar që jeton në Turqi’, nënvizon në rrjetin social “Facebook” Instituti Yunus Emre në Tiranë. Kjo është hera e parë që hapen kurse të rregullta të gjuhës shqipe në Ankara.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT