Kuvendi komunal i Prishtinës votoi unanimisht për dhënien e pronës së Komunës së Prishtinës për ndërtimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.
“Janë analizuar disa prona komunale në Komunën tonë dhe është përzgjedhur lokacioni në lagjen ‘Sofali’, zona kadastrale Prishtinë, parcela me numër 2576 – 0. Propozohet që kjo parcelë, prej 2.000 m2, t’i jepet në shfrytëzim Ambasadës së Shqipërisë për ndërtimin e objektit të ambasadës”, tha me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Pronës dhe Financave, Visar Berisha.
Ky propozimvendim u votua unanimisht nga këshilltarët Komunal të Komunës së Prishtinës.
- Advertisement -