Shqipëria u spiunua para ndeshjes me Zvicrën, ka edhe përjashtime

Kombëtarja shqiptare e futbollit duket se kishte një spiun brenda kampit të vet.

Kështu shkruan gazeta shqiptare Panorama, në numrin e saj më të ri.

Sipas kësaj medie të shkruar, spiuni në kombëtaren shqiptare ishte një austriake e cila punonte si ndërlidhëse me mediat e huaja.

Ajo dyshohet se ka nxjerrë informata konfidenciale të kombëtares para ndeshjes me Zvicrën.

Siç thuhet në artikull, e dyshuara është përjashtuar menjëherë nga ekipi i kombëtares.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT