“Shqipëria turistike” ne fokus të revistës britanike

Edhe njëherë Shqipëria turistike bëhet objekt i revistave prestigjioze botërore për bukuritë e saj natyrore, kulturën dhe traditën.
 Artikulli i revistës britanike “Wanderlust” me titull “The hot list: where to travel in 2015” , liston Shqipërinë si një vend shumë mikpritës me bukuri të virgjër e të pazbuluar në Ballkanin Perëndimor ku duhet të udhëtoni për vitin 2015.
Kryeredaktorja e revistës britanike vizitoi Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë në vitin 2014 shkruan balkanweb. Ajo u mahnit nga mikpritja e ngrohtë dhe bukuritë natyrore të këtyre vendeve.
“Nëse vlerësoni bukuritë autentike e të virgjëra, atëherë jeni në vendin e duhur”, përfundon shkrimin e saj revista prestigjioze.
- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com