Shqipëria sot voton

Çdo person që ka mbushur moshën 18 vjeç mund t’i drejtohen sot kutisë së votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë, por edhe këshillin bashkiak.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara vendore, gara këtë herë do të zhvillohet në 61 bashki, kjo pas ndarjes së re territoriale që reduktoi ndjeshëm njësitë vendore.

Qytetarët mund t’u drejtohen qendrave të votimit nga ora 07:00 e mëngjesit kur shënohet hapja e tyre, deri në orën 19:00. Vendimi final i qytetarëve vjen pas një fushate intensive të partive politike që janë pjesë e garës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT