Shqipëria sot në heshtje zgjedhore, nesër do votohet për kryetarët dhe anëtarët e këshillave bashkiakë

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, pasi nesër do të zhvillohen edhe votimet vendore për të zgjedhur kryebashkiakët dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.

Sipas Kodit Zgjedhor (neni 77), 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore.

“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 62 subjekte zgjedhorë, 52 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të majtë, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i cili përfshin 37 parti dhe një koalicion i spektrit të djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, që grupon 15 parti.

Më 21 qershor 3.382.295 zgjedhës janë thirrur të votojnë për kryetaret e 61 bashkive te reja, te krijuara me reformën e re territoriale , si dhe për 1595 anëtare te këshillave bashkiakë.

Qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara Kodin Zgjedhor.  /sot news/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT