Kryeministri Edi Rama me anë të një deklarate për mediat ka njoftuar se “10 750 dozat e para do të mbërrijnë në fillim të javës së 3 të janarit nddërsa 30 250 doza të tjera do të vijnë në muajin shkurt.”

Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës anti COVID.

Me anë të një deklarate për mediat, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në Shqipëri 10.750 doza të vaksinës do vijnë në javën e tretë të janarit, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë Pfizer.

Më tej Rama ka shtuar se 30 mijë doza të vaksinës do të vijnë në shkurt dhe në vazhdim. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se puna për sigurimin e vaksinimit nuk është ndalur me kaq, pasi sipas tij 9 mijë doza do të na i sjellin 2 vende partnere në mes të janarit.

Rama: Kemi dakordësuar marrjen e vaksinës nga kompania Pfizer. Kemi dakordësuar blerjen e 500 mijë vaksinave nga Pfizer. 10.750 doza të vaksinës do vijnë në javën e tretë të janarit. 30 mijë doza të vaksinës do të vijnë në shkurt dhe në vazhdim. 9 mijë doza do të na i sjellin 2 vende partnere në mes të janarit.” ka thënë Rama ndër të tjera.

Top Channel