Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore, herë pas here do kemi pauzë të reshjeve në vendin tonë.
Parashikohet që edhe pjesë e dytë e ditës të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 12°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
- Advertisement -