Shqipëria në Panairin e Lajpcigut

Shoqata e Botuesve të Shqipërisë do të mbështete financiarisht nga Ministria e Kulturës për pjesëmarrje në Panairin e Lajpcigut, ku Shqipëria do të përfaqësohet me Arian Lekën dhe Gëzim Qendron.
Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore për librin, në të cilin marrin pjesë nga vende të ndryshme nga data 12-15 mars, Shqipëria do të prezantoj për herë të parë me poeti dhe eseisti Arian Leka në debatin me temën “Mbi damarët mesdhetarë dhe venat ballkanike”, ku do të flitet për Durrësin, ndërsa Gëzim Qendro do të marrë pjesë në aktivitetin “Natë ballkanike”.
Ky panair mbahet që nga 1991 pas ribashkimit të Gjermanisë dhe që nga atëherë ka fituar një popullaritet të madh me aktivitete dhe vizitorë të shumtë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT