Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe ndaj Hungarisë në ndeshjen e sotme.

Shqipëria ka fituar ndaj Hungarisë me rezultatin minimal 1:0, për të fituar tre pikë të arta.

Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar, Armando Broja, i cili me goditjen e fuqishme të tij, dërgoi topin në rrjetë pas 87 minutave lojë.

Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë në grup me 9 pikë.

Në këtë ndeshje debutoi edhe Nedim Bajrami, i cili zhvilloi një paraqitje jashtëzakonisht të mirë.