Shqipëria e mposhtë Serbinë me rezultat 3:0

SV Albania ka mposhtur skuadrën KE Serbia në Vjenë me rezultat 3:0.

Ndeshja kthyese mes ekipit shqiptar “SV Albania” dhe atij serb “KE Serbia”, e zhvilluar në Vjenë të Austrisë, ka përfunduar me fitoren e shqiptarëve 3-0.

Golashënues të këtij takimi ishin kapiteni Zemri Deari(53 min) dhe dy gola nga Daniel Pretenjaca (53, 90 min), raporton albinfo.ch.

Kjo është e dyta e herë gjatë këtij sezoni shqiptarët mposhtin Serbinë gjatë këtij sezoni futbollistik në ligën e dytë rajonale të Vjenës.

Ashtu si në ndeshjen e kaluar, edhe këtë herë ndeshja u zhvillua e qetë dhe pa ndonjë incident të theksuar.

Kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje deri në përfundim të kampionatit, “SV Albania” është në rrugë të mbarë për t`u shpallur kampion.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT