Shqipëria e Madhe realizohet në futboll!

Harta e “Shqipërisë së Madhe, që solli bujë ndërkombëtare e trazira të shumta, duket se e ka rrjedhën pikërisht tek Kombëtarja e  futbollit.

Kjo hartë, që “çmendi” kryesisht serbët në ndeshjen e 14 tetorit në Beograd, duke bërë xhelozë fqinjët tanë, ka një përfaqësim të denjë të përfaqësueses kuqezi.

Lojtarë nga të gjitha trojet e vendit tonë, duke filluar nga kryeqytetet: Tirana e Prishtina, e duke vazhduar me Preshevën, përfaqësuar nga mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahu. Ndërsa, hartës i është shtuar edhe lojtari shqiptar i Maqedonisë, Naser Aliji.

Harta e "Shqipërisë së Madhe" po "çmend" botën, ja çfarë e bën atë të tillë ... Kombëtarja! Lojtarë nga të gjitha trojet

- Advertisement -

MË TË FUNDIT