Shqipëria e lë pas Serbinë sa i përket prodhimit të naftës së papërpunuar

Shqipëria është prodhuesi më i madh i naftës së papërpunuar në Ballkanin Perëndimor me 21,100 fuçi në ditë.

Serbia renditet e dyta me 20,560 fuçi në ditë, sipas një raporti të Institutit të Energjisë me bazë në Athinë të Evropës Juglindore, raporton “ATA”.

Është raportuar se konsumi ditor i naftës në Shqipëri është 24,000 fuçi, ndërsa Serbia 76,000 fuçi konsumon çdo ditë, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

Kroacia ka konsum të njëjtë në baza ditore si Serbia, por sipas të dhënave të këtij instituti, prodhimi i naftës së papërpunuar në Kroaci është më i ulët dhe arrin në 18,000 fuçi në ditë.

Në rajonin më të gjerë të Evropës Juglindore, pjesa më e madhe e naftës prodhohet në Bullgari me 3,600 fuçi në ditë dhe Greqia me 1900 fuçi në ditë, ndërsa Rumania është dominante në rajon me 103,000 fuçi në ditë, e ndjekur nga Turqia me 61,000 fuçi./Periskopi/