Mbledhja e dytë e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë do të zhvillohet të hënën (23 mars), në Tiranë. Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, mësohet se delegacioni nga Kosova do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 10:40, ku pas pritjes dhe ceremonisë përkatëse, në orën 11:00 do të nisë mbledhja e dy qeverive në Pallatin e Kongreseve.
Zyra e shtypit bëri të ditur se, në orën 12:00 do të zhvillohet ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy qeverive dhe pas nënshkrimit të marrëveshjeve, rreth orës 12:20 do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Isa Mustafa.
Më poshtë vijon axhenda e plotë:
Ora 10:40-Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Pallatin e Kongreseve; Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes.
Ora 11:00-Fillimi i mbledhjes së dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës
Ora 12:00-Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy qeverive.
Ora 12:20- Konferencë për shtyp e dy Kryeministrave të qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
- Advertisement -