Shqipëri, Bajrami festohet me dëshirën për mirëqenie e paqe

Sot besimtaret myslimane në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë festën më të rëndësishme në kalendarin islamik Fitër Bajramin.

Pas një muaji sakrifice e adhurimi ndaj Zotit, besimtarët myslimanë përfunduan të enjten muajin e shenjtë të Ramazanin.

Mëngjesi i së premtes nisi herët për besimtarët myslimanë, të cilët si çdo vit falen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” namazin e Bajramit. Falja nisi në orën 06:06 të cilën e parapriu leximi i Kur’anit dhe ligjërata.

Me këtë rast kreu i komunitetit mysliman të Shqipërisë Skënder Brucaj ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT