Shqetësuese se sa persona ka vrarë ISIS për vetëm dy vjet

Besohet se i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) ka ekzekutuar më shumë se 4 mijë person për vetëm dy vjet për vepra, të tilla si përfshirje në marrëdhënie seksuale anormale dhe apostazi në Siri.

Vëzhguesit përpiluan listën e mizorive që datojnë që nga shpallja e të ashtuquajturit Shtet Islamik në qershor të 2014-ës, duke treguar prerje kokash, të shtëna, gjuajtje me gurë dhe metoda të tjera për vrasje, duke përfshirë edhe duke hedhur njerëzit jashtë ndërtesave dhe vendosjen e tyre në zjarr.

Observatori sirian për të drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar (SOHR), ka thënë se deri në fund të muajit të 22-të të “kalifatit”, 4,144 persona janë ekzekutuar, transmeton lajmi.net.

Në mesin e të vrarëve ka civilë, gra dhe fëmijë, sikurse janë të vrarë anëtarë të ISIS-it dhe ushtarët e armikut nga ushtria e presidentit sirian Bashar al-Assad dhe rebelët e opozitës.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT