Shqelmon qenin në park, qeni kthehet me shokë dhe ia dëmton veturën

Një qen endacak në Kinë është hakmarrë ndaj një burri duke ia dëmtuar veturën e tij, për shkak që ai e goditi atë përderisa po flinte në një zonë të parkimit.
 Vozitësi e gjeti qenin duke fjetur në vendin e tij më të pëlqyer për ta parkuar veturën në Chongqing. Pasi e ndali veturën dhe doli nga ajo, vozitësi filloi ta godiste pandërprerë qenin që po flinte, para se ta largonte dhe të kthehej në veturë, transmeton Lajmi.net.

Por, këtu nuk përfundoi gjithçka.

Qeni u kthye më vonë – me disa përforcime – dhe filloi që ta sulmojë veturën, duke kafshuar me dhëmbë pjesën sipër rrotës së përparme të veturës, dhe duke e dëmtuar mjaftueshëm atë.

Sulmi ishte kapur nga disa kamera të disa shtëpive aty pranë.

Kina është një shtëpi për 130 milionë qenë endacak. Shumë qenë vazhdojnë të vriten çdo dit, pasi që nuk ka ndonjë legjislacion që i mbron

- Advertisement -

MË TË FUNDIT