Shpikën shkumën me sprej për ndeshjet e futbollit – dyshja fitojnë gjyqin ndaj FIFA dhe do të marrin 120 milionë euro

Silva dhe Allemagne theksuan se në fund të Kupës së Botës në Brazil në vitin 2014, ata kishin një marrëveshje me ish-drejtuesit e FIFA-s për të paguar 40 milionë euro dhe tani thuhet se tarifa që FIFA mund të paguajë është 120 milionë euro.

Dyshja thuhet se kishin marrëveshjen origjinale me ish-drejtuesit e FIFA-s, Julio Grondon dhe Joseph Blatter.

Pas aktakuzës së parë para Kupës së Botës 2018 në Rusi, një gjyqtar brazilian e ndaloi përdorimin e këtij spraji, por FIFA ndryshoi vetëm emrin e markës që prodhon dhe kështu u përpoq të bënte kinse kishte ndaluar përdorimin e sprejit të njëjtë.

Verdikti i gjykatës dhe si shkoi shuma në 120 milionë euro

Një gjyqtar i shkallës së parë në Rio ka njohur pronësinë intelektuale të idesë në vende të ndryshme të botës dhe sot ka ardhur epilogu i historisë.

FIFA do të detyrohet të paguajë 40 milionë eurot e dakorduara, plus gjobat e grumbulluara në 7 vite betejë, duke përfshirë 15 mijë euro për çdo ndeshje në të cilën është përdorur “spray”.

Rezultati është i frikshëm: 120 milionë euro për Pablo Silvan dhe Haine Allemagne. /Telegrafi/