31 persona janë lënduar në një lokal në Ferizaj shkak i shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur gjatë së martës. Kështu bëri të majori i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

Reka thotë se shtatë nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët janë duke u trajtuar në emergjencën e Ferizajt.

“Një bombol e gazit ka shpërthyer në një lokal ushqimi në Ferizaj. Deri më tani dihet për lëndimin e 31 personave. Për momentin janë të gjithë në spital. Shtatë prej tyre janë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës , ndërsa të tjerët janë duke u trajtuar në emergjencën e spitalit. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për vdekje”, tha Reka.