Shpërthim në një mal në Drenicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një shpërthim në një mal në fshatin Sankovc të Drenasit.

Sipas policisë, ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se në pyllin e fshatit është dëgjuar një shpërthim.

Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e PK-së ka marrë me vete mjetet e dyshuara. Rasti është duke u hetuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT