‘Shpërthen’ De Biasi, zbulon ndeshjen e trukuar në Europian

Ndryshime të mëdha priten që të përfshijnë kompeticionet ndërkombëtare pasi FIFA ka një pran revolucioni me rregulla të reja.

Së fundmi presidenti i Shoqatës së Klubeve Evropiane, Karl-Heinz Rummenige ka hedhur një propozim për heqjen e barazimeve në ndeshjet në grupe, me synimin që të parandalohen kombinacionet e rezultateve të disa skuadrave në dëm të kundërshtarëve.

Ky propozim është mbështetur edhe nga trajneri i Kombëtare shqiptare, Ganni de Biasi i cili nuk ka harruar të përmendë ndeshjen Suedi-Danimarkë 2-2 (Euro 2004) duke ngritur pikëpyetjen për trukim ndeshjesh e cila la jashtë kompeticionit Italinë.

“Si Portugalia që i bëri tri pikët me ne, bënë tre brazime, ne me një fitore e dy humbje, duhej të favorizohej skuadra që ka fituar. Edhe ky është diskutim, duhet të jetë tendenca për të fituar. Pastaj nëse kënaqesh, si në barazimin e fundit që bënë ata ndaj Hungarisë, që ishte jo “biskotë” por “tortë”, nëse më kupton… Pastaj ata u bënë kampionë Evrope”, ka thënë De Biazi për “TuttoConvocati”.

Një deklaratë që hedh dyshime të qarta se ajo ndeshje ishte një kompromis mes të dyja skuadrave, pasi në rast barazimi, atëherë në raundin tjetër kualifikohej edhe Portugalia dhe Hungaria. Në këtë mënyrë, pas barazimit 3-3, ato siguruan një “biletë” për në raundin tjetër, ndërsa ajo që e pësoi ishte Shqipëria. Kjo pasojë erdhi edhe prej faktit që kuqezinjtë luajtën ndeshjen e fundit të grupit disa ditë para ekipeve të tjera, duke u dhënë mundësinë që ato të luajnë me llogari.

“Si përgatitet një ndeshje që nuk ka barazim? Në të njëjtën mënyrë, duke u munduar të mos pësosh gol, të rrezikosh sa më pak sa të jetë e mundur për të mbërritur te barazimi dhe për të luajtur ruletën e penalltive. Më duket diçka e çuditshme, mendoj se ka mënyra më të mira. Por mendoj se kush e ka bërë, ka bërë shumë studime. Si Evropiani me 24 skuadra që shtrihet në katër ditë. Ti luan ditën e parë dhe ata që luajnë në ditët në vijim e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të të kaluar, është anomali. Por nuk mund të bëhet ndryshe, edhe pse të gjithë e dinë çfarë u duhet të bëjnë”, shtoi kreu i pankinës kuqezi./ Panorama Sport