Foto ilustrim

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një objekt në rrugën Prishtinë-Ferizaj dhe po dyshohet se janë lënduar 12 persona.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënsi i policisë, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme dyshohet se në këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë”.

Ai shtoi se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin.