Shpend Ahmeti takohet me ministrin Bledar Çuçi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti sot në takim ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi të Republikës së Shqipërisë
Atë biseduan për fusha që janë në interes të përbashkët, si dhe lidhur me zhvillimet e fundit politike në të dy vendet.
Kryetari Ahmeti, në këtë takim miqësor, e njoftoi ministrin Çuçi edhe lidhur projektet e Komunës së Prishtinës, sfidat dhe reformat të cilat planifikohen të realizohen gjatë këtij viti.
Nga ana tjetër, Çuçi e informoi kryetarin Ahmeti për reformat territoriale në Shqipëri, pasi siç u shpreh ai, prioriteti kryesor i qeverisë shqiptare do të jetë rishikimi i ndarjes administrativo-territoriale, duke synuar konsolidimin territorial të njësive vendore të nivelit të parë dhe nivelit të dytë.
Në fund të këtij takimi, Ahmeti dhe Çuçi shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në fusha që janë me interes të përbashkët.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT