Një ishull pa makina dhe me vetëm 6 banorë është cilësuar si më i miri në botë sipas një rankimi të fundit.

Ishulli ‘Flatey’ i pozicionuar në vijën veri-perëndimore të bregdetit të Islandës ka zënë vendin impresionuese në listën e një prej agjencive më të njohura “Big 7”, që ka bërë një renditje të 50 ishujve më të mirë për 2020-ën.

Rezultati u vendos bazuar mbi një kombinim të votave të lexuesve, reportazhit të mediave dhe eksperiencës së përjetuar nga vetë stafi gjatë udhëtimit.

Edhe pse ‘Flatey’ është i qetë në dimër, numri i vizitorëve pëson një rritje graduale prej 9 mijë vizitorësh në verë, teksa njerëzit qëndrojnë në shtëpitë e pushimit me pamje të mrekullueshme natyrore, shkruan Scan.

Në ishull mund të mbërrish vetëm nëpërmjet një trageti, i cili niset nga qyteti i Stykkishólmur dhe teksa ndodhesh atje përballesh me të vetmin hotel që ndodhet në ishull.

Ishulli është i njohur për bukurinë e tij të mahnitshme dhe librarinë, e ndërtuar në vitin 1864, e cila është më vjetra në Islandë.

Në të gjithashtu ndodhet edhe një kishë, që daton nga viti 1926, me afreske të piktuara nga Kristjana dhe Baltasar Samper.

Agjencia “Big 7” një nga më të vlerësuarat për vendet që sugjeron shprehet për ishullin Flatey me këto fjalë: “Në një mënyrë atraktive, ndihesh sikur je në setin e një filmi.”