Shpallen fajtorë Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë Kadri Rexhepin dhe Rrahim Hashimin në akuzat për mashtrim të Faton Dalladakut lidhur me ndërtimin e një spitali në Prishtinë.

Atyre iu është shqiptuar dënimi prej 3 vite e 9 muaj për Rrahim Hashimin, ndërsa Kadri Rexhepi është dënuar me 3 vite burgim, shkruan Reporteri.net.

Policia e Kosovës kishte arrestuar Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin nën dyshimin për mashtrim.

Po ashtu të dënuarit ishin edhe protagonistë në videot e skandalit të fajdeve të publikuara nga Grupi KOHA.

Në videot e publikuara, Hashimi e Rexhepi shihen teksa kërkojnë para nga biznesmeni Faton Dalladaku, për të ndërtuar spitalin brenda hapësirës së QKUK-së.

Në disa momente ata thirren edhe në emër të kryeparlamentarit të atëherëshëm Kadri Veseli dhe nënkryetarit të Parlamentit, Xhavit Haliti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT