Shorti: PSG-Barca, Atletico-Real

 

Është tërhequr shorti për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve që ka nxjerrë disa përballje interesante.
Në këtë fazë do ta kemi përsëritjen e finales nga edicioni i kaluar, ku do të ndeshen Atletico Madridi dhe Real Madridi.
Barcelona nuk ka punë aspak të lehtë, pasi ndeshet me kampionin e Francës, Paris Saint-Germain.
Bayern Munichu është fituesi në këtë short pasi do të ketë përballë skuadrën e Portos.
Kampioni italian, Juventus, do të ketë punë me Monacon në çerekfinale.
Këto janë përballjet çerekfinale:
Paris Saint-Germain – Barcelona
Atletico Madrid – Real Madrid
Porto – Bayern Munchen
Juventus – Monaco
Përballjet e para zhvillohen më 14 dhe 15 prill, kurse ndeshjet kthyese më 21 dhe 22 prill.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT