Shorti për Champions League, Skenderbeu me fat

     

    Kampionët e Shqipërisë, Skenderbeu, më në fund, kanë pasur shumë fat në Champions League dhe, mesa duket, do të duhet të presin daten 8 korrik per t’u njohur me kundërshtarin, që do të dalë nga dueli Krusaders (Irlandë e Veriut) – Levadia Talin (Estoni).

    Në specifikimin dhe nënndarjen me 3 Grupe, ekipi korcar ka përfunduar në Grupin 3, bashkë me  FC Steaua Bucurest (ROU) PFC Ludogorets Razgrad (BUL) GNK Dinamo Zagreb (CRO) FK Partizan (SRB) Videoton FC (HUN), teksa ekipet kundershtare ishin FC Dila Gori (GEO) FK AS Tren?ín (SVK), fituesi mes Krusaders – Levadia Talin, FC Milsami Orhei (MDA), Fola Esch (LUX).

    Skuadra e Joses ka peshkuar njëren mes kampiones së Irlandes së Veriut, Krusaders dhe kampiones së Estonisë, FC Levadia Talin. Kështu, tani duhet pritur që të luhen dy ndeshjet mes Krusaders – Levadia Talin për të njohur kundërshtarin.