Fitore Pacolli i bën thirrje Kurtit: Merrni masa ndaj mediave

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, duke folur në Kuvendin e Kosovës sa i përket Rezolutës së fundit të Parlamentit Europian për Kosovën, në pjesën ku flet për mediat në vendin tonë, ka bërë thirrje që qeveria t’i kontrolloj mediat, ndërsa në venet demokratike ndërhyrja e pushtetit në media konsiderohet si veprim kundër lirisë së shprehjes, shkruan Gazeta Metro.

Diçka shokuese ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e VV’së, Fitore Pacolli ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që të merr masa ndaj mediume kryesore dhe në ato online.

“Një gjë shqetësuese që është përmendur në rezolutën e fundit dhe nuk është përmendur viteve të mëparshme është se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik”, deklaroi Pacolli në Kuvend.

Për të gjitha këto, ajo ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi të merren masa për, siç u shpreh ajo, të kuptuar “më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave”.

“Këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrin masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave, transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, deklaroi Pacolli.

Duhet theksuar se praktika të tilla në boten demkratike janë të ndaluara dhe të papranueshme. Kontrolli i medias nga pushteti janë praktikë e vendeve komuniste dhe autoritare./gazetametro.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT