Shoqata nga Katari propozon projekt për ndërtimin e banesave sociale në Mitrovicë

 

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, priti sot një delegacion nga shoqata humanitare “Magbula”, nga Katari, kryesuar nga Mahmud Abassi, me të cilin bisedoj rreth mundësisë së realizimit të një projekti për ndërtimin e banesave për raste sociale. Abassi e njoftoj kryetarin Bahtiri dhe bashkëpunëtorët e tij për një projekt që është dorëzuar në Ambasadën e Katarit në Tiranë, lidhur me ndërtimet e disa banesave për raste sociale në Mitrovicë. Kryetari Bahtiri, fillimisht i informoj mysafirët me gjendjen aktuale në Mitrovicë dhe për përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe për gjendjen strehimit të personave në nevojë.

“E kemi trashëguar një gjendje jo të mirë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë social. Deri më tani nuk është punuar në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërkaq për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të qytetit tonë, ballafaqohemi edhe me telashe të strehimit dhe problemet tjera sociale. Ende kemi familje që jetojnë në qendra kolektive në gjendje të mjerueshme dhe ne si Komunë nuk kemi mundësi buxhetore për tu bërë zgjidhje, kështu që çdo investim i juaji në këtë drejtim do të jetë i mirëseardhur”, tha kryetari Bahtiri.

Përveç mbështetjes në gjetjen e lokacionit për realizimin e projektit, Bahtiri garantoj se në banesat që shpresohet se do të ndërtohen, do të vendosen rastet që vërtetë meritojnë strehim, gjë të cilën nuk mund ta bëjnë vet.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT