Shkurte Fejza: Shëndeti i njerëzve tanë është me rëndësi, pastaj vijnë dasmat e ahengjet

Pas përhapjes së pandemisë, gjithandej nëpër botë janë paralizuar aktivitetet e ndryshme duke bërë që të ketë edhe paknaqësi nga ana e komuniteteve të ndryshme qoftë të artit, sportit, apo kulturës.

Por, megjithatë shëndeti është mbi të gjitha, të paktën ashtu duhet të jetë, shkruan Indeksonline.

Madje kohëve të fundit është përhapur një debat i gjerë në mes estradës shqiptare, se a duhet të mbahen ahengjet si dasma apo fejesa.

Opinionet rreth kësaj situate i kanë dhënë këngëtarë të ndryshëm, e një nga to edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza.

E kontaktuar nga Indeksonline, Shkurtja theksoi se shëndeti i njerëzve është parësorë, derisa uron të kalohet kjo situate e të kthehen gurbetqarët në vendin e tyre, e pasi të kaloj do të kemi mjaft dasma e ahengje.

Uroj që gjendja të kethehet në normalitet dhe ta kalojmë pandeminë këtë të keqe të madhe për gjithë njerëzimin me sa më pak pasoja për të gjithë. Të vjen ajo ditë e bardhë dhe të vijnë gurbetqarët që ta shijojnë vendlindjen ashtu si kanë deshirë ata me nipa e mbesa duke kultivuar dashurinë për vendin e ryre të dashur. Atëherë bëjnë edhe dasma që ua shofim hajrin të gjithë edhe restoranet edhe tregtia edhe ndërtimi e normalisht edhe ne këngëtarët. Kjo është me rëndësi, pra shëndeti i njeriut tonë pa menduar në interesa personale. Unë uroj që të bëhet mirë , të kaloj pandemia e virusit kurdoqoftë dhe sa më shpejt pa e lidhur me data e sezone kohore”, ka thënë Shkurte Fejza për Indeksonline.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com