Shkupi nikoqir i finales së Superkupës Evropiane më 2017

 

Shkupi do të jetë nikoqir i Superkupës së UEFA-së në vitin 2017, që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit.

Gjatë një takimi me gazetarë të mbajtur në Pragë, shtëpia evropiane e futbollit UEFA, ka zyrtarizuar se Superkupa e Evropës në futboll e vitit 2017 do të zhvillohet në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

Superkupa e Evropës do të jetë ngjarja më e madhe e futbollit që do të organizohet në Maqedoni, pasi në këtë ndeshje do të përballen kampioni evropian për klube dhe fituesi i Ligës së Evropës.

Në këtë stadium, i cili ka kapacitet prej 33.460 ulësesh, më herët ishin zhvilluar ndeshje të kampionatit evropian U19 për femra.

UEFA ka bërë të ditur se Shkupi do të ketë dy vjet kohë në dispozicion për t’u përgatitur për organizimin e kësaj ndeshje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT