Shkruhet historia, Prishtina kampione e Ligës Ballkanike

Shkruhet historia. Prishtina është fituese e Ligës Ballkanike pasi e mposhti Rilskin në duelin e dyfishtë final, 80:71. Sonte, prishtinasit fituan në Bullgari, 81:70, për t’ia sjell Kosovës trofeun e parë në histori.

+17, 80:63 për Prishtinën. Lojë fenomenale e skuadrës kosovare. Titulli më afër.

– 71:58 për Prishtinë, avantazhi më i lartë deri tash.

– Prishtina mban distancën 10 pikëshe, 64:54. Bullgarët kërkojn ‘Time-Out’.

– ‘Çmendet’ Prishtina, shkon në +10, 62:52.

– Prishtina po shkëlqen, 57:52 në çerekun e tretë, i cili u mbyll tashmë. Bardhekaltrit drejt realizimit të ëndrrës.

Mbyllet pjesa e parë, Prishtina në avantazh prej dy pikësh, 38:36.

– Gugino ishte më i miri në 20 minutat e parë tek vendësit me 17 pikë, kurse Julian Mavunga i prishtinasve realizoi 11 pikë.

– Prishtina po udhëheq, 38:36. Po zhvillohet çereku i dytë.

– Prishtinasve nuk po ua do nga gjuajtjet për tri pikë. Nga 10 tentime, kanë shënuar vetëm tri herë, përmes Mavungas (2) e Hulls (1).

– Barazon Rilskim, pas dy kundërsulmeve, 32:32. Time-out për Prishtinën.

– Prishtina në avantazh, 32:28. Shënon Dardan Berisha e Mavunga.

– Shënon Bavcic, barazon Prishtina, 26:26.

– Edin Bavcic ka realizuar 8 pië në 10 minutëshin e parë dhe ishte më i miri tek prishtinasit. Kurse, tek vendësit, më i dalluari ishte Anthony Gugino me 11 pikë.

– Mbyllet çereku i parë. Rilski udhëheq 26:22.

– Edin Bavcic shënon gjashtë pikë dhe ngushtohet rezultati, 16:12.

– Rilski arrin epërsinë 10 pikëshe, 16:6, në çerekun e parë.

– Shkëputet Rilski, udhëheq 13:6. Anthony Gugino i pandalshëm, realizoi deri tash 9 pikë. Time-out.

– Rilski po udhëheq, 8:6. Po zhvillohet një lojë e shpejt.

Ka filluar ndeshja e dytë finale e Ligës Ballkanike ndërmjet Rilskit dhe Sigal Prishtinës, e cila po zhvillohet në Bullgari.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT