Është rritur numri i personave të lënduar nga lëkundjet e fuqishme që u regjistruan pasditen e sotme në vendin tonë.

Deri në këto momente raportohet se të paktën 68 persona janë lënduar nga 3 tërmetet e fuqishme që goditën Shqipërinë sot.

Ku vetëm në qarkun e Tiranës janë regjistruar 52 persona, ndërsa të lënduarit e tjerë janë nga qarqet e vendit. Fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për viktima, por thuhet se mes të lënduarve ka edhe fëmijë.

Shqipëria u godit sot nga tre tërmete, ku më i forti ishte ai 5.8 ballë Rihter, me epiqendër 30 km ne veri të Durrësit, në bregdet afër Kepit Rodonit. I cili është cilësuar si tërmeti më i forte ne 20-30 vitet e fundit.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.

Lëkundjet e forta shkaktuan frikë dhe panik tek banorët, të cilët lanë shtëpitë dhe zbritën me shpejtësi në rrugë.

Nga mediat ndërkombëtare mësohet se lëkundjet e tërmetit kanë qenë aq të fuqishme sa janë ndjerë edhe në shtetet fqinje të vendit tonë, si në Greqi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Itali.