Shkon në 51 numri i të prekurve me Coronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar për 9 raste të reja me virusin COVID-19.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, konfirmoi se tashmë numri i të prekurve në Shqipëri me Coronavirus është 51.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë në Tiranë janë 34 raste, në Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), në Lushnje 2 raste, në Elbasan 2 raste, në Fier 6 raste si dhe në Rrogozhinë 2 raste.

Njoftohet se kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor, një mjek dhe 3 infermierë, të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” e që është i vizituar nga një i afërm që ka ardhur nga Italia por të njëjtin informacion nuk e ka dhënë të stafet mjekësore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT