“Xhemail Mustafa” një shkollë si kjo

Shkolla “Xhemail Mustafa” është një ndër shkollat më të suksesshme në Prishtinë dhe në nivel vendi.
Në këtë shkolle nxënëseve nuk lejohen të përdorin telefon, kanë siguri maksimale, disiplinë dhe higjienë. Prindërit thonë se shkolla “Xhemail Mustafa’ është model për të tjerat.
Naser Rugova,Kryetari I Bordit të Prindërve tha se , unë i kam këtu dy fëmijët, njëri është në ciklin e lartë dhe tjetri në ciklin e ulët dhe unë jam jashtëzakonisht I kënaqur me mësimdhënien, me mësimxënien, me metodologjinë edukative, pedagogjike, por në radhë të parë jam i kënaqur me qasjen dhe atmosferën që mbizotëron në hapësirat dhe në ambientin e kësaj shkolle”.
Bukurie Kabashi, mësimdhënëse në Shkollën” Xhemail Mustafa” deklaron se ” Ndihem krenare dhe e lumtur pasi që në këtë shkollë ka kërkesa shumë të prindërve për t’i sjellë fëmijët këtu , besoj se këtu është një mësimdhënie me një cilësi shumë të mirë, ku secili prind do të kishte dashur ta sjell këtu në këtë shkollë.
Qazim Çeta, drejtor I shkollës Xhemail Mustafa “Problemi më i madh është që shkolla nuk ka kapacitet sa i përket kërkesave, vetëm në fillim të vitit për çdo vit kur të regjistrohen nxënësit në klasët e para i kemi më shumë se 1 mijë kërkesa për 140 nxënës, mundësia nuk është për me i pranu të gjithë pasi që vetëm 4 klasë ka mundësi për shkak se nëse e zgjasim numrin e klasëve atëherë kemi problem se behët për shkak të dy ndërrimeve atëherë bëhen 3 ndërrime dhe nuk kemi kapacitet.
Mirëpo regjistrimi behët sipas zoonimit të lagjes.
Për të mbajtur disiplinë dhe mësim cilësor në shkollën `Xhemail Mustafa`, nxënësit duhet ta respektojnë rregulloren e shkollës e cila është aprovuar nga Këshilli i prindërve, raporton Rtk.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT