Shkodër, vritet në atentatin e dytë me snajper Xhabir Shega, u qëllua nga kalaja

Një person ka mbetur  i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Të shtënat me armë zjarri janë ndjerë në hyrje të qytetit, poshtë kalasë së Shkodrës, ku ka mbetur i vrarë shtetasi i identifikuar si Xhabir Shega, 51 vjeç. Sipas policisë, viktima është qëlluar me snajper nga kalaja e Shkodrës. Mësohet se këtij shtetasi i ishte bërë një atentat i ngjashëm, po me snajper në gusht 2014, nga ku kishte mundur të shpëtonte. Burime policore bëjnë me dije se Shega është person me precedentë të mëparshëm penalë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT