Shkodër, Francezët do të restaurojnë dhe konservojnë negativët në Fototekën “Marubi”

Shkodra ka në gjirin e saj një prej pasurive unike kombëtare siç është fototeka “Marubi” që brenda një kohe të shkurtër do të vijë me një tjetër imazh.

Paralelisht me rikonstruksionin e godinës së re, punohet për trajnimin e ekipit që do të kryejë restaurimin dhe konservimin e fotove të këtij thesari.

Anne Cartier-Bresson, drejtorja e Departamentit të Fotografisë për Parisin, drejton punën e studentëve për restaurimin dhe konservimin e negativëve, transmeton fax.al.

Ekspertët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë në Francë, po shikojnë nga afër disa nga negativët që duhen restauruar, si ato në planfilm dhe rul film, negativët e teknikës së kolodiumit të lëngshëm dhe të disa teknikave të tjera. Anne Cartier-Bresson shprehet e impresionuar nga ajo çfarë ka parë në këtë fototekë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT