Shkodër, asgjësohen 2430 bimë kanabis sativa, në kërkim kultivuesit

Efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis kanë gjetur dhe asgjesuar 2430 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Konkretisht, në fshatin Qerret, në komunën Qerret, në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar dy  parcela me 1 800 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa, në fshtin Plan, në komunën Pult,  në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 3 parcela me 630 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të lëndës narkotike. /gazeta-shqip/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT