Shkëndija spektakël në fushë, “BALLISTËT” në tribuna

Shkëndija e Tetovës pa dyshim që ka dhuruar spektakël në ndeshjen e sontme përballë polakëve të Krakovias, por spektakël pa dyshim që dhuruan edhe “BALLISTËT” në shkallët e stadiumit, të cilët përpos mbështetjes së skuadrës së tyre, brohoritnin edhe për Kombëtaren Shqiptare.

Ata kishin përhapur disa banera në stadium në të cilat shkruheshin “Ti Shqipëri më jep nder! Më jep emrin Shqipëtar”, dedikuar Kombëtares Shqiptare të Futbollit, e cila me paraqitjet e saja në Evropianin e  Francës, bëri krenar gjithë shqiptarët ane mbanë Botës, përfshirë edhe neve shqiptarëve nga Maqedonia.

Gjithashtu ata shpalosën edhe disa banera të tjerë, ku ra në sy ai, përmes të cilit dënuan dhunën dhe terrorizmin, duke aluduar në ngjarjet e fundit që ndodhën në Stamboll, ku humbën jetën 41 persona, ndërsa mbi 230 mbetën të plagosur.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT